Largohet nga Italia, Riza Durmishi nis stërvitjen me klubin e ri

Futbollisti shqiptar, Riza Durmishi është huazuar te ekipi francez, Nice.

25 vjeçari ka nisur stërvitjen me klubin francez, pasi do të mundohet të gjejë vend në vend në formacionin bazë.

Marrëveshja me Lazion do të jetë huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa kjo do të hyjë në fuqi më 1 janar.

Durmishi ka luajtur në Itali dhe në sezonin e fundit arriti t’i zhvillojë vetëm 19 ndeshje.