Maurizio Sarri: Kundër Lazios do të jetë e vështirë, por jo vendimtare

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri tha se sfida ndaj Lazios është e rëndësishme por jo vendimtare për bardhezinjtë.

Në një deklaratë për mediat, Sarri foli gjithashtu edhe për parakalimin e Interit duke u shprehur se pozicionimi në vendin e dytë për momentin do t’i shërbejë si motivim skuadrës së tij për të marrë maksimumin ndaj Lazios.

“Lazio është një ekip i fortë, sidomos në 25 metrat e fundit. Unë pres që ata të luajnë fort, dhe duhet t’i mbajmë larg zonës sonë të rreptësisë. Me formën që po kalon deri tani, Lazio të lë përshtypjen se do të jenë ata forca e tretë e kampionatit. Ata kanë grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë të shkëlqyer. Në ndeshjet pas Ligës së Kampionëve kemi pasur më shumë vështirësi. Ndoshta kemi pasur një rënie të motivimit, ose një rënie mendore. Pikët janë të rëndësishme dhe të gjitha ndeshjet kanë të njëjtin nivel të rëndësisë. Disa ndeshje tani duken më të rëndësishme, megjithatë në këtë pikë të sezonit asgjë nuk mund të jetë vendimtare”, tha Sarri.

Parakalimi nga Interi? “Unë shpresoj që të jetë një stimul i rëndësishëm që të kemi një ekip përpara, duhet të na japë një motivim më të madh.