FOTO/ Dëborë në rrugët e veriut
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot për reshje dëbore në veri të vendit dhe masat që po merren për të lehtësuar qarkullimin.
Në segmentet Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës është bërë trajtimi me kripë në vende të veçanta, tha ARRSH.
Në të gjitha akset rrugore nuk ka probleme me qarkullimin.
Temperaturat janë në rritje.
Situata monitorohet dhe kontrollohet vazhdimisht nga grupet e punës së mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri.