OFFICIAL: Chelsea are free to sign players in January after The Court of Arbitration for Sport halved the club's transfer ban. pic.twitter.com/AB69Ps45bF

— Squawka News (@SquawkaNews) December 6, 2019

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: Chelsea-s i përgjysmohet dënimi i FIFA-s, mund të transferojnë lojtarë

Lajm fantastik për Chelsean dhe trajnerin Frank Lampard.

Klubi londinez mund të realizojë përforcime gjatë merkatos janarit pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka marrë vendimin që të reduktojë ndalesën e transferimeve të vendosur nga FIFA.

Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.

Tashmë është vendosur që atyre t’i përgjysmohet dënimi dhe ata do të jenë të lirë të transferojnë lojtarë nga muaji i ardhshëm.

Është Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka marrë këtë vendim.

“Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit”, thuhet në njoftimin e klubin londinez.