", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Aubameyang iu drejtua tunelit pa përfunduar ndeshja, zbulohet arsyeja e çuditshme!

Pierre-Emerick Aubameyang çuditërisht u largua nga fusha e lojës pa përfunduar ndeshja mes Arsenalit dhe Brightonit në Premier League.

Gjatë lojës kapiteni i Arsenalit iu drejtua tunelit në “Emirate stadium” pasi kishte nevojë të shkonte në tualet. Trajneri i përkohshëm i Arsenalit, Freddie Ljunberg, i cili e mban këtë post pas shkarkimit të Unai Emeryt, e konfirmoi pas ndeshjes se Aubameyangu kishte nevojë të shkonte në tualet.

“Unë në fakt as nuk e dija që ishte larguar, vetëm e pashë kur u kthye në fushë pasi kishte qenë jashtë saj për rreth dy minuta”, tha Ljunberg, në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik “The Sun”.