Antonio Conte e zbulon: Ja përse refuzova stolin e Romës

Antonio Conte thotë se Interin e pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Romës.

Gjatë një deklarate për mediat, Conte iu përgjigj edhe pyetjes për interesimin e Romës dhe përse zgjodhi Interin dhe jo verdhekuqtë.

Oferta e Romës? “Me Tottin kam një miqësi, që nga koha kur luanim së bashku. Ai me të vërtetë më telefonoi dhe më shpjegoi situatën te Roma. Unë e vlerësova ofertën e marrë, dhe e ndjeva se nuk ishte momenti i duhur për këtë. Në atë kohë nuk kisha marrë akoma interesimin e Interit dhe nga asnjë ekip tjetër. Unë e refuzova ofertën e marrë nga Roma në mënyrë shumë respektueshme, duke ditur që do të ishte një përvojë e jashtëzakonshme, por nuk ishte koha që të ndodhte kjo.”