FOTO/ Ndryshimi i klimës tjetërson thuajse komplet ujëvarën

Një nga ujëvarat më ikonike në botë është zvogëluar në mënyrë patetike pasi u prek nga nga thatësira që po shkatërron Afrikën Jugore. 

Victoria Falls, e cila shtrihet midis Zambia dhe Zimbabve, është tharë plotësisht dhe rryma dikur shurdhuese e saj që rridhte dhe zhurmonte nëpër grykë thuajse është zhdukur plotësisht.

Përkundrazi, disa pishina të vogla uji mblidhen poshtë shkëmbit pasi niveli i ujit u ul me 50 për qind për të arritur rënien më të ulët në 40 vjet.  

Ndryshimi i klimës është fajësuar për ndryshimin dramatik të peizazhit, me presidentin e Zambisë i cili ka bërë një lutje të drejtpërdrejtë për shtetet perëndimore për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e mjedisit.

Pamjet shkatërruese para dhe pas kësaj venë në dukje krizën me të cilën po përballet bota natyrore në rajon gjelbërimi i gjallë është uzurpuar dhe zëvendësuar nga kullotat kafe e të thata.

Në një ndërhyrje të destinuar për të ndalur krizën, Presidenti Zambian Edgar Lungu foli për dëmet që po vijnë prej ngrohjes globale.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net