Pasojat e termetit/ Rama: Do kthehem nga Stambolli me çadra

7400 banorë të prekur nga tërmeti, kryesisht në zonat rurale janë aktualisht të akomduar në çadra.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kordinatori i emergjencave Bledi Çuçi tha se të gjithë janë të pajisur me çadra, por 40% e tyre kanë nevojë për zëvendësim të tyre me çadra dimërore.

Ndërsa kryeministri porositi që çadrat të jepen me përgjegjësi, pasi do të mbeten pjesë e logjistikës të emergjenca për raste të tjera të fatkeqësive natyre siç janë përmbytjet.

Po gjatë kësaj mbledhje ai beri publike edhe axhenden e tij te “ngjeshur”.

“ Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”.