FOTO/ L’Equipe zbulon blerjen e madhe të Realit gjatë merkatos së verës

Në fund të sezonit, Paul Pogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Pogba tashmë ka një destinacion të preferuar dhe ai është Real Madrid.

Mediat kohët e fundit bëjnë me dije që ka nisur bisedimet mes mesfushorit francez dhe trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidanes.

Ai është duke kaluar një moment të vështirë të penguar nga dëmtimet ndërsa Manchester United është larg kreu i Premier Leagues.