Rama: Të merret fuqi punëtore nga jashtë për rindërtimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se 12 kompani ndërtimi kanë treguar gatishmëri për të filluar meremetimet e godinave, por nëse ka kompani të tjera që nuk kanë fuqi punëtore për këtë situatë, ligji duhet të kalohet me shpejtësi në KUvend në datën 19 dhjetor që kompanitë e ndërtimit të mund të marrin fuqi punëtorëve nga jashtë.

“Me ç’kam parë këto ditë nga të dhënat e mbledhura, - tha Rama, - kemi një problem me fuqinë punëtore në ndërtim, kështu që duhet përfituar nga lehtësimet që bëmë për marrjen e fuqisë punëtore edhe nga jashtë.

Ta çojmë në parlament dhe ta mbyllim aksesin e menjëhershëm në fuqi punëtore të huaj në rast se del nevoja për fuqi punëtore, sepse duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 (dhjetor) duhet të kalojë e gjithë paketa që kemi përgatitur në tetor, për aksesin e fuqisë punëtore dhe në rast se ka boshllëk, kompanitë të jenë në gjendje të marrin punëtore nga jashtë.”

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, mëngjesin e së premtes, e nënta pas tërmetit të 26 nëntorit.