Kirurgu ‘kryqëzon’ Ramën: Anulimi i koncesionit të sterilizimit, lehtësisht i realizueshëm!

Pas kërkesës nga ana e opozitë, për anulimin e koncesioneve dhe rishpërndarjen financiare për të prekurit nga tërmeti tragjik, Rama e ka refuzuar kategorisht këtë nismë, duke dhënë ‘argumenta’ populiste dhe jo duke marë mendimin e specialistëve.

Një rast i tillë është edhe kirurgu Artan Koni, i cili nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, argumenton me fakte dhe shifra sesi është e arritshme, anulimi i koncesionit të sterilizimit.

Sipas tij, përpara se të jepej ky koncesion, njerëzit nuk vinin me gërshërë me vete, por vinin njësoj si vijnë sot, pasi mjetet e punës, sterilizoheshin në autoklavën e spitalit.

Procesi në thelb nuk ka ndryshuar, por ajo që ka ndryshuar janë kostot ekonomike për taksapaguesit.

Më parë, kosto e sterilizimit kushtonte 2.4 euro, pasi autoklava harxhon vetëm ujë dhe energji, por tani pas PPP, e paguajmë 80 herë më shumë.

Postimi i plotë:

Kirurgu Artan Koni i përgjigjet Edi Ramës jo me batuta, as me arrogancë por me argumenta, fakte dhe shifra.