Parma e Dermakut eliminon Frosinonen, luan me Romën në 1/8

Një penallti e realizuar në minutën e 92-të nga braziliani Hernani kualifikoi Parmën në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë aty ku skuadra emiliane do të ketë përballë Romën.

Me Kastriot Dermakun në fushë që nga minuta e parë, Parma mposhti me rezultatin 2-1 Frosinonen e Alessandro Nestas në një ndeshje në të cilën trajneri D’Aversa kishte aktivizuar shumë lojtarë të stolit sidomos në mesfushë dhe sulm.

Sfida u zhbllokua nga Luca Siligardi në minutën e 20-të ndërkohë që Trotta në minutën e 71-të barazoi shifrat. Goli i kualifikimit për Parmën erdhi nga Hernani në minutën e 92-të.