Ish-deputetja publikon fotot e pallatit në Lezhë/ ‘U desh ta vizitonte Basha që ekspertët ta vlerësonin dhe ti vinin shiritin

Vetëm një ditë pasi u përplas me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për sigurinë e një pallatin 12 katësh në Lezhë, ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, shkruan se ditën e sotme u desh mbërritja e kreut të PD-së, Lulzim Basha që një pallat pranë shkollës Gjergj Fishta në Lezhës ti vihej shiriti dhe të konsiderohej i pabanueshëm.

‘Sot ekspertët verifikuan dhe vlerësuan pallatin pranë shkollës Gjergj Fishta në qytetin e Lezhës, dhe i vendosën shiritin.

14 apartamente u vlerësuan të pabanueshëm!

Duhej të vinte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Lezhë për të takuar banorët në pallatet e dëmtuara rëndë që të zgjidhen hallet e qytetarëve!

Prej 9 ditësh tashmë këta banorë jetonin të pasigurtë në banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i frikshëm.

I bëj thirrje qeverisë vendore dhe qendrore të marrin të gjitha masat e nevojshme të strehojnë këto 14 familje! Koha nuk pret!-shkruan Metaliaj.