Fonseca: Dzeko është mirë, por nuk do të luaj, Inter? Është skuadër..

Roma luan ditën e nesërme ndaj Interit në transfertë. Edin Dzeko futbollisti kryesorë i skuadrës romanë është në dyshim për këtë sfidë. Sulmuesi ka pasu temperaturë të lartë gjatë gjithë javës. Por gjithsesi lajmi i mirë është se boshnjaku këtë të enjte është stërvitur rregullisht me grupin.

I pyetur mbi gjendjen e zëvendës kapitenit në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Interit, trajneri i verdhekuqëve Paulo Fonseca tha se boshnjaku është mirë por nuk do të luajë. Një parataktikë kjo e Fonsecas pasi gjasat janë që Dzeko të aktivizohet titullar në majën e sulmit, në rast të kundërt mund të luajë Zaniolo si 9-sh fals.

Në lidhje me ndeshjen, portugezi i stolit të Romës vlerësoi maksimalisht Antonio Conten, ndërsa Interin e tij e cilësoi një skuadër shumë të fortë që ka marrë fytyrën e trajnerit të saj, por Fonseca shtoi gjithashtu se edhe Roma po tregon një formë të shkëlqyer dhe do të luajë për 3 pikë.