E enjte e zezë për Real Madridin, dëmtohet një tjetër futbollist

Lajme të këqija nga infermieria për teknikun e Real Madrid, Zinedin Zidan. Pas Marcelos dhe Eden Hazard, francezi nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës dhe për atë ndaj Clube Brugge Gareth Bale.

Uellsiani ndjen dhimbje në këmbën e majtë dhe për këtë arsye do të mungojë në këto dy sfida. Gjithashtu bëhet e ditur se në rrezik mund të jetë edhe ndeshja ndaj Barcelonës më 18 dhjetor.