Arrestohet i riu shqiptar, ja çfarë iu gjet në banesë nga policia

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane pasi u kap me 3 kilogram marijuanë.

29 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte rezident në Modena.

Gjatë kontrollit në banesë të riut iu sekuestruan edhe 1 mijë euro si dhe pajisje për prerjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Arrestimi i tij u bë pas raportimeve që mbërritën në stacionin policor në Reggio Emilia.