Shkrumbohet plotësisht banesa dykatëshe, familja me 8 anëtarë del në rrugë

Një banesë dy katëshe mësohet se është shkrumbuar plotësisht këtë pasdite në një fshat të Prrenjasit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotodesh. Për pasojë 8 anëtarë të familjes kanë mbetur të pastrehë.

Për fat të mirë nga flakët nuk ka persona të dëmtuar. Kjo edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse që pamundësuan përhapjen e flakëve në banesat ngjitur.