Pamjet e tërmetit shqiptar mes fotove të vitit 2019 të EPA

Viti 2019 po i afrohet fundit dhe agjencia e fotove, EPA, ka publikuar fotot më të mira të vitit.

Fokusi kryesor i këtyre fotove janë ngjarjet më të turbullta në planet, ku ekspozohet ana njerëzore.

Mes fotove të publikuara nga Daily Mail janë edhe dy foto nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Fotoja e parë tregon pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e Thumanës.

Fotoja e dytë tregon një godinë të shkatërruar në Durrës, e cila është anuar duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Shqipëria u trondit nga një tërmet i rëndë më 26 nëntor. Si pasojë humbën jetën 51 persona.

Më poshtë janë edhe disa prej fotove më të mira të vitit 2019.