", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Babai i Pep Guardiolës beson se i biri do të kthehet tek Barcelona

Pep Guardiola mori çmimin si trajneri i vitit në Katalonjë, një ceremoni e organizuar nga Federata Kombëtare e Futbollit (FCF).

Fatkeqësisht, trajneri spanjoll nuk mundi ta merrte dot vetë këtë çmim pasi ishte i angazhuar me skuadrën e tij Manchester City.

Gjithsesi ishte babai i tij Valenti Guardiola ai i cili tërhoqi çmimin e fituar nga i biri.

Pasi Valenti mori çmimin, ai u pyet nga gazetarët nëse një ditë Pep mund të rikthehej tek Barcelona.

“Ekziston mundësia që ai të kthehet tek Barcelona, por mund të kthehet si trajner, – tha ai, – nuk e di se për çfarë motivi mund të kthehej, por besoj se mund të kthehet”, ishte përgjigja  e babait të trajnerit.

Pep thuhet se ishte i lidhur me ish-presidentin Laporta, dhe se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin e tanishëm, Bartomeu. Që nga viti 2012 kur iku, ai punoi tek Bajerni për 3 vjet (2013-2016) dhe që nga ajo kohë tek Mançester Siti. Në “Kamp Nou”, ai fitoi 3 tituj kampion radhazi, 2 kupa të Spanjës, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Botës për klubet si dhe 3 Superkupa të Spanjës.