EMRI/ Detyroi gruan të vishej me rroba të besimit islam, Italia përze shqiptarin si radikal
Një shqiptar i akuzuar për radikalizëm është ekstraduar ditën e sotme nga policia italiane. Urdhëri për ekstradim është lëshuar nga Prefektuara e Trevizos.
Shqiptari i ekstradua është Florian Saraçi, i cili u përcoll menjëherë me një avion direkt për në Tiranë.
Shkurtin e kaluar Gjykata e Trevizos e dënoi shqiptarin me një vit burgim për akte përndjekje, vlerësim që u la në fuqi edhe nga Apeli në Venezia nëntorin e shkuar.
Saraçi mësohet se kishte pësuar një proces radikalizimi edhe në marrëdhëniet në punë, duke shmangur kontaktin me kolegët edhe pse jo i detyrueshëm. Saraçi kishte pësuar radikalizim edhe në marrëdhëniet me bashkëshorten e cila e kishte denoncuar deri sa i kërkoi divorcin në gusht të vitit 2018.
Arsyet e zënkave ishte besimi ku i akuzuari detyronte të shoqen të shkonte me pahir në xhami dhe të vishte veshje që i përkasin vetëm besimit islam.
Në dritën e këtyre fakteve, hetuesit i propozuan Prefekturës së Trevizos që ta përzinte këtë shtetas nga Italia.