Tjetër dëmtim tek Juventusi, lojtari humb duelin kundër Lazios

Dëmtimet janë bërë problemi kryesor për Juventusin.

Bëhet fjalë për Aaron Ramsey, i cili pas seancës stërvitore ka shfaqur disa probleme muskulore në kofshën e tij të majtë.

Si pasojë e kësaj futbollisti do të humbasë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo e kësaj fundjave ndaj Lazios.

Një lajm shumë i keq për Maurico Sarrin, i cili pas dëmtimit të mesfushorit Khedira, tani duhet të përballet edhe me një dëmtim tjetër.