Nigeri, piratët rrëmbejnë ekuipazhin e cisternës greke

Piratët kanë rrëmbyer 19 anëtarë të ekuipazhit të cisterne nafte të papërpunuar jashtë Nigerisë, njoftoi një zyrtar i kompanisë që ka në pronësi anijen, të enjten.

Anija e ngarkuar u sulmua 77 milje detare larg ishullit Bonny natën e 3 dhjetorit dhe ekuipazhi, 18 indianë dhe një turk, u morën peng tha zyrtari, sipas TRT. Shtatë anëtarët e tjerë të ekuipazhit mbetën në anije. As anija dhe as ngarkesa nuk u dëmtuan.

Supercisterna Nave Constellation me flamur të Hong Kongut, në gjendje të transportojë deri në 2 milionë fuçi nafte, menaxhohet nga kompania greke e anijeve Navios Tankers Management.