Thiago Silva kërkon largimin nga PSG-ja, mund të transferohet në Turqi

Thiago Silva po mendon largimin nga Paris Saint Germain.

Kampionët në fuqi të Francës ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që dëshiron lojtari brazilian.

Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasaray-t, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen perfekte në merkaton e janarit.

35-vjeçari dëshiron të qëndrojë ende në Europë.