FOTO/ E akuzuan se nuk ka ndihmuar pas tërmetit,reagon Enca

Enca është prekur pas lajmeve sipas të cilave ajo nuk ka kontribuar pas tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor.

Këngëtarja ka vendosur të reagojë duke publikuar arkivën e fotove ku solidarizohej me ngjarjen dhe është shprehur se ajo nuk shfrytëzon raste të tilla për vëmendje.

"Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja", shkruan Enca.