Ç’po ndodh në Top Channel? Renato Mekolli braktis emisionin në mes të sezonit

Një muaj më parë Florian Agalliu konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e stafit të Top Channel.

U tha se arsyeja që e largimit të tij ishte sherri me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.

Moderatori do të largohet së bashku me të shoqen, Renisa Shabani, e cila ishte autore e emisionit “ Në shtëpinë tonë“.

Por ditën e sotme është mësuar që dhe shefi i kuzhinës Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Hell’s Kitchen”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e formatit, Zefina Hasani.

Zefina ka bërë me dije se për arsye personale, Mekolli nuk do të jetë më shefi i kuzhinës më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka gjetur rastin të falenderojë Alsi Sinanaj, që ka pranuar të vijë nga Athina “në një kohë rekord”, siç e ka cilësuar vetë autorja.

Nga ana tjetër, Renato ka reaguar në Instastory, duke publikuar këtë shkrim: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund…” pa dhënë asnjë arsye pse e  braktisi emisionin në mes të sezonit.

 

Më pas, shefi i kuzhinës ka publikuar edhe këngën e famshme të Flor Mumajesit, “Plas”, ndërsa krahas saj shkruan:

“S’kena me u pa mo bashkë”.