U dëmtua nga tërmeti?/ Godina 15 e QS rrethohet me policë, do shembet në mbrëmje

Godina numër 15 në Qytet Studenti në të cilën aktualisht jetojnë rreth 60 familje me 220 persona do të shembet në mbrëmje.

Një përfaqësues i bashkisë së Tiranës deklaroi se ndërtesa ka pësuar dëme në strukturë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Madje vetë banorët ndër vite sipas tij kanë ndryshuar strukturën e objektit pas ndërhyrjeve që kanë bërë.

Për banorët e godinës 15, bashkia do të ofrojë bonus qiraje. Ata që nuk kanë ku të shkojnë këto ditë do të qëndrojnë te palestra e gjimnazit "Ismail Qemali".

Ndëkrohë që shumë banporë nuk po lejohen që te hyjnë në shtëpitë e tyre për të marrë gjërat që kanë brenda. Ata protestojnë dhe disa prej tyre kanë kërkuar që te mos largohen pa ju gjetur strehë diku tjetër.

Ndërkohë Godina është e rrethuar më policë rendi dhe me policë bashkiake.