Durrësi, Durrësi, por Tirana mban rekord pallatesh të dëmtuara rëndë

Janë të shumtë ata në rrjetet sociale që po pyesin me të drejtë se përse vëmendja nuk po fokusohet edhe në Tiranë, ku katastrofa me ndërtimet është më e madhe.

Teksa vrulli i lejeve të ndërtimit në kryeqytet ka njohur maja të pazakonta, edhe bilanci nga tërmeti është i pazakontë.

Qindra pallate janë dëmtuar në Tiranë dhe bilanci paraprak e tejkalon ndjeshëm Durrësin.

Paraprakisht bëhet fjalë për 558 pallate, që kanë marrë dëmtime të rënda, nga të cilat: 35 në Durrës, 461 në Tiranë, 56 në Lezhë, 4 në Kukës, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan.

Veç këtyre, janë edhe 337 pallate që rezulton të jenë dëmtuar lehtë.