FOTO/ Gruaja thuajse divorcohet nga gjesti i të shoqit

Një grua ka kërcënuar se do ndahet nga burri i saj pasi ai e mbuloi tërë kuzhinën e tyre në letër ambalazhi përfshirë dërrasën e prerjes së mishit me frutat e enë të kuzhinës.

Nichola Mullen-King, nga Newcastle, ndau fotografitë e kuzhinës së saj festive në Facebook, duke zbuluar se iu desh gjysma tjetër, burri i saj, Carl, dhe plot dy orë për të përfunduar të gjithë sistemimin e kuzhinës së tyre.

Ideja nisi si një shaka por degradoi gradualisht.

Gruaja ndau fotot në Facebook dhe shkroi: “Kjo është idea e burrit tim për ta kthyer kuzhinën në makth”.

Ajo e ka quajtur burrin idiot dhe madje ka treguar se mendoi seriozisht të divorcohet prej tij. Shumë persona që pëlqyen postimin e saj e quajtën burrin legjendë për gjetjen e bërë.

Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net