FOTO-VIDEO/ Mes rrënojave të tërmetit dhe mjerimit të skajshëm! Familja në Ishëm ka nevojë urgjente për ndihmë

Tërmeti, përveç dhimbjes për 51 viktimat dhe qindra të plagosurit, nxorri zbuluar varfërinë dhe mjerimin në shumë familje shqiptare.

I tillë është edhe rasti që ju sjellim më poshtë.

Edhe pse pak kilometra larg Tiranës dhe Durrësit, familja e Hatixhe Hoxhaj në lagjjen Likmetaj në Ishëm po përballet me një situatë tejet të vështirë.

Familja me 6 anëtarë nuk ka asnjë ndihmë, ndërsa fotot dhe videoja e mëposhtme nuk kanë nevojë për shumë komente.

Rasti është përcjellë në Syri.net nga një vullnetare e Kryqit të Kuq Durrës.