VIDEO-motivuese/ ‘Me kurorë mbi krye, e lindur në fron, më thërrasin Liri, më quajnë Tiron’

Klubi i Tiranës nuk po kalon një situatë të mirë kohët e fundit. Tifozët, rezultatet e dobëta, dorëheqja e Julian Ahmatajt, krijuan një situatë kaotike tek “bardheblutë”.

Meqenëse gjendja nuk është e mirë, klubi ka vendosur që me anë të një video motivuese t’i mbajë pak afër tifozët të cilët kanë shprehur shpesh herë pakënaqësinë ndaj klubit.

Kështu, bardheblutë kanë hedhur një të tillë së fundmi që i kushtohet klubit e historisë së tij.

Pamjet filmike shoqërohen me një mesazh që fillon me fjalën Naltmadhni. ”I përulet i gjithë kryeqyteti. Përfaqëson gjakun bardh  e blu. Tirona”, është përkufizimi që i jep klubi në këtë video kësaj fjale.

“Me kurorë mbi krye. E lindur në fron. Më thërrasin Liri. Më quajnë Tiron”, janë vargjet që shoqërojnë këtë video të hedhur nga klubi bardheblu në rrjetet sociale.