DETAJET-EMRI/ Atentati ndaj vëllezërve, vdes njëri prej tyre

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur në orët e vona të pasdites në qytetin e Tepelenës, ku deri tani mësohet se dy vëllezër kanë rënë e pre e një atentati.

Persona ende të panjohur kanë qëlluar fillimisht shtetasin Artur Bresha i cili punonte roje në një kompani inertesh duke e lënë të vdekur.

Më pas ata kanë qëlluar edhe vëllain e tij Artan Bresha i cili qëndronte një dyqan.

Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur mbi ngjarjen e rëndë.