EMRAT/ Aksidenti në Shkodër, kush janë 4 personat e plagosur rëndë

Aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Vrakë të Shkodrës, la të plagosur rëndë katër persona, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Të plagosurit janë Rovena Mustafa 22 vjeçe  banuese ne qytetin e Koplikut, Egzon  Çokaj 25 vjeç banues ne fshatin Grudë Fushë Malësi e Madhe, Gjon Ivanaj 53 vjeç banues në fshatin Vrakë dhe Ermal Malaj 23 vjeç banues ne fshatin Grudë Fushë.

Aktualisht katër personat e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal në Shkodër.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.