VIDEO/ Ja pse u përjashtua Rama nga dreka e Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë pjesë në një drekë pune me krerë të shteteve anëtare të NATO-s, që kanë një kontribut 2% e sipër të GDP për mbrojtjen ushtarake.

Siç shihet në videon e publikuar nga gjigandi amerikan "Fox News", mungon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas Lapsi.al, kjondodh për shkak se Shqipëria nuk jep dot ende 2% të GDP për ushtrinë.

Në drekën me Trump, krahas Shqipërisë, nuk ka përfaqësues dhe nga shtete të tjera të aleancës që japin më pak se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit të tyre për mbrojtjen ushtarake.