FOTO/ Nga kafja përballë, shikoni Dako drejton Bashkinë e Durrësit

Vangjush Dako duket se është rikthyer fuqishëm në Bashkinë e Durrësit.

Në fakt zyrtarisht bashkia drejtohet nga n/kryetari Zhulien Varfaj, pas dorëheqjes së Valbona Sakos. Por ajo që bie fort në sy është prezenca e Vangjush Dakos.

Ai u shfaq fillimisht brenda ambienteve të bashkisë, pikërisht ditën kur Sako u largua…

Ndërsa çdo ditë shihet të qëndrojë në kafenë që ndodhet vetëm 100 metra larg bashkisë.

Dhe jo vetëm afërsia me objektin, por edhe personat me të cilët qëndron ngrenë dyshimet për rolin e tij.

Abc News ka sjellë fotot të Dakos në kafe me ministrin fuqiplotë, Bledi Çuçi i cili u caktua nga Rama në krye të grupit të emergjencës.

Po kështu në tavolinë me ta është dhe miku i ngushtë i Vangjushit, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela…