Trump tha se i pëlqeu biseda për NATO-n dhe tregtinë me Boris Jonson

Londër – Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ai diskutoi me kryeministrin britanik Boris Johnson për aleancën ushtarake në NATO dhe tregtinë në një takim që kishte pasur një ditë më parë.

“U gëzova në takimin që pata me Kryeministrin Boris Johnson në “Downing Street”, mbrëmjen e shkuar. Folëm për shumë tema përfshirë NATO-n dhe Tregtinë,” tha lideri amerikan në Twitter.