Shtyhet fillimi i mësimit në Tiranë, ja kur do të rinisë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një deklaratë për mediat njoftoi në lidhje me nisjen e procesit mësimor.

Shahini bëri me dije se në Tiranë mësimi do të fillojë ditën e hënë, më 9 dhjetor.

Gjithashtu ajo theksoi se do të shkurtohen edhe pushimet, për të bërë kompensimin e orëve të humbura.

‘Qarku Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Tiranë fillojnë të hënën mësimin. Të gjitha të tjera fillojnë nesër’, njoftoi Shahini.