Zidane ndryshe nga bordi drejtues, dëshiron transferimin e Pogbas në Madrid

Zinedine Zidane dëshiron që Pogba të bashkohet me Real Madrid-in.

Sipas asaj që raporton “Marca”, “Los Blancos” është kundër dëshirës së trajnerit francez pasi bordi i klubit mbretëror preferon që të transferojnë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek.

Por në rast se Pogba largohet nga Manchester United atëherë destinacioni favorit është Madridi, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Mediat bëjnë me dije që një ofertë e majme do të tundonte "Djajtë e Kuq" që të shesin kartonin e kampionit të botës.