Juventus në telashe, operohet mesfushori titullar

Juventus nuk është duke kaluar një situatë të mirë, ku përveç rezultateve tani i shtohen dhe dëmtimet e lojtarëve.

 

Në një komunikatë për mediat, klubi italian tregon se testet mjekësore konfirmojnë një problem në ligamentet e gjurit të majtë të Sami Khediras.

Khedira do të operohet të mërkurën nga profesori Ulrich Boenisch në Augsburg.

32-vjeçari ka zhvilluar 17 paraqitje me bardhezinjtë këtë sezon duke luajtur në disa pozicione në repartin e mesfushës. Khedira ka rezultuar shpesh herë përcaktues me gola vendimtar me fanellën e Juves.