Punonjësit e policisë detyrohen të japin para nga rroga për dëmet e tërmetit

Një shkresë e dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, detyron të gjithë punonjësit e policisë, duke filluar nga lart deri te punonjësi më i thjeshtë, të paguajnë nga paga kontribute për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Sipas kësaj shkrese, detyrohen që drejtori, zv/drejtorat dhe shefat e policisë të paguajnë nga paga 5 mijë lekë secili ndërsa punonjësit e policisë së rangut më të ulët nga 2 mijë lekë secili.

Sigurisht nuk është askush kundër kontributeve vullnetare, por askush nuk mund të detyrojë askënd të japë me detyrim dhe sidomos me një urdhër si ky më poshtë para nga paga e tij, qoftë edhe në raste të tilla.