‘Isha lali Eri, u bëra lali dhjeri’-Iriqi bisedon me Veliajn

Iriqi: - I leve shkallët e pallatit?

Veliaj: - Leva televizionet.

Iriqi: - Televizionet?

Veliaj: - Po. I leva me ca dhurata e askund nuk u fol më për mua si bojaxhi.

Iriqi: - Po portalet nuk reshtën së pyeturi.

Veliaj: - E di, por në fakt unë në 4 e gjysmë fle. Se mbetem në orgjira me miq e shokë. Pra doja të çohesha, por sa isha shtrirë. Ndaj ia lashë detyrë presor Gazit. E leu ai pallatin. E veshën si unë dhe i bënë ca foto nga pas. Se ngjasim shumë nga prapa. Ato ia dërguan Ramës.

Iriqi: - Po ai e pa?

Veliaj: - Ai sheh veç veten. Nuk i hedh sytë në vend tjetër.

Iriqi: - Po pse u nxeh me ty?

Veliaj: - Se është hakmarrës. Po pyeste një fëmijë, cili jam unë? Fëmija i tha, ti je Lali Eri. Atje i iku petlla. Mendoi se nuk e njeh më populli. Harron idioti se me aq dëme sa i ka bërë vendit do kujtohet e pakta nja njëqind vjet.

Iriqi: - Çfarë dëmesh?

Veliaj: - Shkatërrimi i Tiranës, ajri i ndotur, mungesa e ujit, trafiku i çmendur, ekonomia blozë...

Iriqi: - Po a je ti kryetari?

Veliaj: - Unë jam, po në zyrë luaj me letra në kompjuter. Kaq punë bej në bashki. Se çdo një orë më vijnë dokumente për firmë. Leje ndërtimi, sponsorizime, luks, shitje trojesh. Shkurt ai vendos e unë vulos.

Iriqi: - Po nuk ke frikë?

Veliaj: - Aspak. Kam dëshmitarë e filmime që ai më urdhëron.

Iriqi: - Pra kryetar qenka Rama?

Veliaj: - Askush nuk dyshon. Rama është dhe kryetar parlamenti, Ruçi sa firmos. Edhe gjykatat ai i ka, edhe median, edhe gjithçka. Pse kot më thërrisnin Lali Eri mua! E di ç’dmth Lali?

Iriq: - Ma thuaj.

Veliaj: - Një njeri pak leshko, që nuk bën punë, që s’ka gjë në dorë ama për muhabet ia vlen.

Iriqi: - Tani sikur të thërrasin Lali Furça.

Veliaj: - Në fakt më turpëroi atë ditë. Nga Lali Eri përfundova në Lali Dhjeri. Harron budallai se ditë të këqija po i vijnë. Edhe bota nuk po e ndihmon se e di që i vjedh. Kam nisur dhe unë ca e-maile në shtetet perëndimore. Si me gruan e Roshit që i shkulën fëmijën. U thashë që Rama nuk është i çmendur. Do ishim me fat po të qe pa tru. U shkrojta se është kriminel dhe pa ndjenja.

Iriqi: - Mbi ç’prova?

Veliaj: - Kam me dokumente që për 18 vjet nuk ka paguar detyrimin ushqimor ndaj çunit të vet. E kur nuk do birin e tij,mendo për shqiptarët.

Iriqi: - Mos të shkarkon?

Veliaj: - Hahaha, mbase,por asnjë tv nuk e jep. Si do ta mësojë populli?!

Iriqi: - Pra median tani e komandon ti?

Veliaj: - Pothuajse. Këto ditët e tërmetit ia kam lënë Ramës. Dhe po i del boja. Se ai po u ul para tv i duket sikur rri para tavolinës me viza të bardha. Nuk shqitet nga andej po mos e pickove në bythë. Dhe jo vetëm një herë...