Ngacmoi punonjësen, 58 milion dollarë gjobë në SHBA miliarderit grek Alki David

Miliarderi grek Alkiviades “Alki” David është dënuar me një gjobë prej 58 milion dollarësh, pasi ka ngacmuar seksualisht një nga asistentet e tij.

Bëhet fjalë për gjobën më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas avokatit të viktimës.

Alki David, trashëgimtar i një familjeje industrialësh u dënua nga gjykata e Los Anxheles për dhunë seksuale në dëm të Mahim Khan, një prej asistenteve të tij në periudhën 2014 – 2015./abcnews.al