Sherr në bilardo, plagoset me thikë vlonjati

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, 32-vjeçari me inicialet E. Sh., ka shkuar në ambientet e spitalit të Vlorës me plagë.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se plagosja me thikë ka ndodhur pas një sherri në një bilardo.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë, rreth orës 10:54, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore.

Dyshohet se 32 vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen ‘Isa Boletini’ Vlorë.

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.