VIDEO/ Milingonat e shijshme, në këtë shtet njerëzit bëjnë sherr për t’i blerë

‘Njëherë kam provuar t’i ha ato dhe prej atij momenti nuk mund të rresht më. Janë shumë të shijshme’, tregon Jose Adrian Pena Alvarez i cili nuk po flet për patate të skuqura apo fistikë, përkundrazi bëhet fjalë për milingona.

Ai është duke folur për hormigas culonas, që fjalë për fjalë përkthehen në "milingona me të pasme të mëdha".

Këto insekte të mëdha janë vërtet të preferuara në Kolumbi. Ato dalin nga foletë e tyre nëntokësore një herë në vit, kështu që ju nuk është e lehtë që të kapen e të mblidhen.

Vlvarez është vërtet i mirë në këtë gjë, ai është një gjahtar i milingonave, një traditë e përcjellë ndër breza në rajonin e Santander të Kolumbisë.

Keni mundësi vetëm 24 orë për të gjetur këto milingona të freskëta dhe akoma të gjalla pasi më pas ato ose ngordhin ose nuk gjenden më.

Këto milingona kanë një shije të ngjashme me pulën dhe vendasit i gatuajnë në forma të ndryshme. Krijojnë krem prej tyre i cili hidhet mbi mishin e zier. Ziejnë milingona dhe i konsumojnë edhe ashtu si janë.

Alvarez tregon se edhe monedhën e fundit të ketë e konsumon për të blerë këto milingona kur edhe është sezoni i mbledhjes së tyre.

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net