Një mesazh në telefon për katastrofa, alarmon 12 milion holandez

Holanda ishte për pak kohë në gjendje paniku të hënën pasi rreth 12 milion njerëz në të gjithë vendin morën një mesazh alarmues (NL-Alert) në telefonat e tyre celular.

Sistemi i alarmit është përdorur nga qeveria holandeze për të informuar qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonën e tyre dhe siguron udhëzime urgjente.

Mesazhi u shfaq edhe në shenjat e reklamave dixhitale dhe tabelat e nisjes së tranzitit publik, të shoqëruara nga një alarm ajror.

Por ndërsa qytetarët mund të jenë alarmuar nga paralajmërimi, autoritetet holandeze kishin konfirmuar tashmë se ishte thjesht një provë rutinore e sistemit.

Hera e fundit që u testua sistemi i paralajmërimit publik ishte në qershor kur afërsisht 11.7 milion njerëz të moshës 12 vjeç e lart morën mesazhin me tekst. Kjo ishte afërsisht 78% e popullsisë së vendit.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se po shikonte se cilat burime ishin më efektive. Greqia, Lituania dhe Rumania janë ndër vendet e tjera europiane që përdorin një sistem alarmi telefonik për të paralajmëruar qytetarët për situata emergjente. (Euronews)