Reshje në disa qarqe, shtrëngata dhe temperatura... / Ja surprizat e motit për nesër

Parashikimi për nesër, sipas IGJEUM - Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e martë, dt. 03) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesatare në qaqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë.

Gjatë ditës së nesërme reshjet mund të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 11 / 14 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Nesër (e martë, dt. 03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në zona të kufizuara të pjesës veri-lindore malore deri e fortë.