Tentuan ta rrëmbenin me forcë, aktivistja: Lleshaj para se të merret me denoncuesin, të merret me grabitësit

Aktivistja në Mbrojtje të Teatrit Adriana Kalaja ka folur për ngjarjen e mbrëmjes ku njerëz pa uniformë policie të shoqëruar edhe nga policë kanë tentuar ta shoqërojnë në komisariat pa një urdhër zyrtar për të vetmen arsye sepse denoncoi nëpërmjet pamjeve filmike se si ndihmat e destinuara për njerëzit në nevojë përfunduan me një makinë në Ministrinë e Brendshme.

‘Nga ky pushtet anornal them se këto janë gjëra mëse normale. Kur ti denoncon një abuzim, një vjedhje pushteti të vjen nga pas. Këta nuk kapin grabitësin por kapin denoncuesin. Ky është rasti më i pastër si shumë raste të tjera kur kapet denoncuesi dhe jo grabitësi.

Unë rrethohem nga dy mamina, një polici dhe një tjetër nmakinë private. Më thanë që duan të komunikojmë. Në momentin që hapa pak xhamin ata fusin dorën brenda makinës dhe më terrorizojnë.  Më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë për të më shoqëruar në komisariat. I kërkova disa herë fletën e shoqërimit. Në një shtet demokratik një njeri shoqërohet kundrejt rregullave me një dokumentacion ligjor zyrtar.

Vijnë 6 vetë të cilët mund të jenë grabitës, pengmarrës, me uniformë policie dhe më thonë do të të shoqërojmë në komisariat. Për fatin tim të mirë erdhët ju dhe më shpëtuat nga banditët. Nuk ka shkelur ligjin. Kam bërë një denoncim. Ministri Lleshaj përpara se të merret me denoncuesin duhet të merret me ate që vjedhin ndihmat.-tha Kalaja.