‘France Football’ nis publikimin e renditjes për ‘Topin e Artë’
Mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në “Theatre du Chatelet” të Parisit do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”, shkruan Syri.net.
Janë 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët janë Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.
Tashmë nga revista e njohur “France Football” ka nisur numërim mbrapsht, duke publikuar emrat e futbollistëve të cilët kanë marrë më pak vota, teksa në fund do të jetë radha e fituesit të “Topit të Artë”.
Renditja
11 Frenki De Jong
12 Rahim Stërling
13 Eden Hazard
14 Kevin De Bryjn
15 Matija De Ligt
16 Serxhio Aguero
17 Roberto Firminjo
18 Antuan Grizman
19 Aleksandër- Arnold
20 Pierr Emerik Aubamejang
20 Dushan Tadiç
22 Son
23 Hugo Loris
24 Mark Andre Ter Shtegen
24 Kalidu Kulibali
26 Karim Benzema
26 Georgino Vijnaldum
28 Zhoao Feliks
28 Markinjos
28 Roni Van De Bek