Gafa e Ramës me banorët: Shyqyr Zotit jeni mirë me shnet se të tjerë i çuan ....

Kryeministri Rama njihet për gjuhën e tij të arrogancës, edhe pse shpesh përpiqet të justifikohet se e bën nga pasioni. Por sot në Durrës gjatë takimit me disa banorë, pasioni i tepërt e ka tradhtuar duke e lëshuar gojën aty ku dhemb më shumë, pikërisht te personat që kanë humbur jetën. Në një moment ku mesa duket i foli e pandërgjegjshmja Rama dëgjohet teksa u thotë banorëve: Shyqyr Zotit që jeni mirë se të tjerët i çuan me autokolonë në varr.