FOTO/ Ku janë paratë e buxhetit, për të përballuar nevojat e tërmetit?

Fonde nga shqiptarët, nga fondacione të ndryshme, nga vëllezërit nga Kosova e Diaspora, nga shtete të tjera, por asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Nisur nga kjo, ish kryeministri Sali Berisha i ngre pyetjen: "Ku janë paratë e buxhetit".

“Deri sot nuk ka deklaruar asnjë fond të marrë nga buxheti për të përballuar nevojat e tërmetit ndaj dhe qytetarët pyesin ku janë paratë e buxhetit”, shkruan Berisha në reagimin e tij.