Tjetër tërmet në Tiranë, ja forca e tij

Një tjetër tërmet ka goditur vendin pak minuta më parë.

Forca e lëkundjeve ka qenë 3.5 e shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 13 km larg Vorës dhe 29 km nga Tirana.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Ditën e sotme, Tirana dhe Durrësi janë goditur nga disa tërmete, më i forti ai i mëngjesit me magnitudë 4.1 ballë.

Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim është diçka normale. /SYRI.net